Bregu: Dy vëllezërit Dumani mund të përballen në gjykatë. Në intrigë marrin notën 10!

Bregu: Dy vëllezërit Dumani mund të përballen në gjykatë. Në intrigë marrin notën 10!

Gazetari Sokol Bregu tha në Mcn Live se mund të kemi një përballje në gjykatë mes dy vëllezërve, Nuredin Dumanit dhe Dashnor Dumanit. Sipas gazetarit vëllezërit marrin notën “10” për intrigën në krimin e organizuar.

Këta mund t’i kenë zero të gjitha, por kanë notën 10 në intrigë, s’mund të gjesh të tjerë me notën 10 si vëllezërit Dumani. Janë edhe të pashkolluar, e kanë të lindur kam idenë. Alibej ka dashur të vrasë vetëm një person Talo Çelën, dhe Dumani e ka tërhequr që të vrasë të gjithë bashkëpunëtorët, me idenë që vetëm kështu Talo Çela mund të dalë në publik. I vetmi njeri për të cilin ka dilema të mëdha, ekzistenca i gjallë apo i vdekur i Talo Çelës. Gjurmë prej tij ka dy vjet që s’ka. Interesante është a do dëshmoi vëllai kundër vëllait, do jetë një ditë me interes për publikun dhe mediat, kur të ndodhë seanca. Të shohësh dy vëllezër kundër njëri-tjetrit, do jetë shumë interesante. Do jetë fjala e një vëllai kundër tjetrit. Një vëlla e ka të drejtën e uljes së dënimit, tjetri s’e ka".

Bregu theksoi edhe një herë që marrëveshja me Dubain parashikon vetëm kthimin e personave të dyshuar për trafik droge dhe jo për vrasje.  

Janë shumë persona që dyshohen për kryerje vrasjesh në Shqipëri. Janë shumë të rëndësishëm në botën e krimit. Të tjerët që do vijnë në ditët në vijim kanë një emër të madh në botën e krimit. Kjo është historia e një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshjen s’e ka çdo lloj shteti, sepse s’i kane ekstradimet. Por ne kryem një marrëveshje për personat që kanë kryer vrasje. Ata që akuzohen për trafik droge, evazion fiskal, mashtrim, do vazhdojnë të kenë një mbretëri ende në Dubai. Ata që dyshohen për vrasje do ekstradohen të gjithë. Për vrasje mund të kemi 400 në Dubai, për trafik droge kemi me mijëra”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy