I dënuar me 6 vite burg, në pranga shtetasi që tentoi të abuzonte me të mitur

I dënuar me 6 vite burg, në pranga shtetasi që tentoi të abuzonte me të mitur

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 6 vite burg për “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” u arrestua nga policia.

 

NJOFTIM

Tiranë 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Sei", i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", mbetur në tentativë. 

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sei".

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit:

- Ideal Agolli, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", mbetur në tentativë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy