Kodrat në fshatin Allprenaj në Lushnje janë përfshirë nga flakët, të cilat për shkak të erës u përhapën në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Korrespondentja e MCN Tv bën me dije se janë djegur kryesisht mbeturinat e hedhura nga fabrikat e fasonerive si dhe barishtet e thata buzë rrugës kryesore të zonës.
Bëhet me dije se fillimisht ka qenë një banor i fshatit që i ka vënë flakën fushës së plehrave.
Në vendngjarje ka shkuar ka shkuar policia.
Zona e përfshirë nga flakët është caktuar për ndërtimin e një parku fotovoltaik dhe dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme për te pastruar territorin nga plehrat e hedhura prej vitesh.



