
Një tjetër ngjarje e bujshme përgjatë këtij viti ishin edhe hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të sekretit hetimor të gazetarit Elton Qyno.
Sipas vendimit, Qyno ka nxjerr informacione që as SPAK nuk i ka dhe dyshohet se po i përdor ato për shantazh në favor të grupeve kriminale.
Lidhur me këtë, analistja Anduena Llabani, tha në studion e “MCN live”, se sipas kreut të SPAK, i cili po heton vetëm këtë çështje, gazetari Qyno ka punuar për interesa të grupeve kriminale, jo për informim publik.
Sa i takon çështjes së hetimit të gazetarit Çuno, ajo që u deklarua nga goja e prokurorit Dumani është se është ai vetë që e ka marrë në pyetje, është ai vet që po heton këtë çështje. Dumani ishte shumë i qartë tha ka gazetarë që kanë përdorur Encro-n dhe Sky ecc duke i shërbyer grupeve kriminale. Në rastin e Çynos, Dumani pranojë një gjë, shkoqur fare që nuk bëhet fjalë për informim të publikut në ato që ia ka deklaruar.
Në të gjitha komunikimet e Qynos dhe publikimet në media, nuk kanë qenë më qëllim informimin e publikut por kanë qenë arsye të tjera që lidhen me interesa të grupeve kriminale.
Madje deklaroi faktin se përmes këtyre publikimeve, mund të jenë një risk shumë i lartë për të krijuar hakmarrje mes grupeve.
Pra, nxjerra e disa të dhënave që lidhen me komunikimin e grupeve kriminale për kryerjen e ngjarjeve kriminale, blerjen e armëve kjo sipas akuzës, shikohet si njollë e kuqe për një hakmarrje mes grupeve. Këtu ndahet misioni i gazetarit për të informuar publikun për një ngjarje, vrasje hakmarrje.
Dumani ja tha gazetarit në konferencë, dje ë sy, që ti nuk pranove ti dorëzojë telefonat dhe na detyrove të vijmë në shtëpi, nuk bashkëpunove me ne.
Fakti që ia ka nxjerrë disa materiale, ekstrakte të grupove kriminale që për prokurorinë prishin jo vetëm hetimin dhe ngatërrojnë grupet, atëherë është e drejta e prokurorisë që të shkoj deri në formulimin e një akuze. Në rastin konkret Qyno nuk e ka pranuar bashkëpunimin me prokurorinë dhe nuk ka treguar as burimin.



