Moti i keq, FNSH dhe Delta Forcë në zonat e përmbytura

Moti i keq, FNSH dhe Delta Forcë në zonat e përmbytura

Moti i keq i 24 orëve të fundit ka bërë që policia të ndërhyjë në disa zona të vendit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Në Fier, Vlorë e Shkodër janë dërguar grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcës.

Sipas Policisë së Shtetit, në Ferras e Novoselë janë dërguar 2 njësi të FNSH-së Fier dhe 2 njësi të Deltës me makina me kalueshmëri të lartë dhe varka e gomone.

Në fshatin Theth Shkodër është kërkuar ndihmë për ta trasportuar drejt spitalit Shkodër një shtetase të huaj, e cila ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ndërsa në Gjirokastër gjatë mbrëmjes, forcat e policisë janë angazhuar në evakuimin e banorëve të një pallati, ku ka pasur shkarje dheu dhe rrezikohej pallati.

Në të gjitha akset rrugore, Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të orientuar e ndihmuar drejtuesit e mjeteve për shkak të prezencës së ujit në rrugë apo të dëborës në zonat e thella. Patrullat e Përgjithshme në të gjithë territorin janë në patrullim të pandërprerë duke u ardhur në ndihmë disa banorëve në qytete të ndryshme e fshatra që kanë kërkuar ndihmën e policisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy