Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:45, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë-Prezë.
Shtetasi E. Xh., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur për vdekje një këmbësor, shtetasin S. A., 58 vjeç.
Ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



