
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në banesën e një oficeri policie në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, në lagjen "Tepe", Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie).
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



