KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit Elida Hoxhaj

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit Elida Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Elida Hoxhaj, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Fier.

Trupa gjykuese e përbërë nga  Firdes Shuli, Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, pasi analizoi provat dhe fakte, bazuar në tri kriteret e vetingut vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores Hoxhaj.

Prokurorja pranë Prokurorisë së Rrethit Fier, Elida Hoxhaj u përball me vetingun me 14 korrik për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin dhe arriti të marrë vlerësimin sipas ligjit.

Elida Hoxhaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficere e policisë gjyqësore në vitet ’90.

Ajo u emërua prokurore në vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy