Vendimi për Mediun, Visha: Ka elementë të plagjiaturës

Vendimi për Mediun, Visha: Ka elementë të plagjiaturës

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka dorëzuar sot rekursin në Gjykatën e Lartë,  ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit. Në rekursin e dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i zotit Mediu, avokati Ardian Visha, mes të tjerash gjen ngjashmëri mes arsyetimit të vendimit me temën e diplomës së një studenti në Leçe të Italisë.

“Ky arsyetim i faqes 17 përkon identik me një përkthim alla-google të faqes 13 të temës së mbrojtur të diplomës pranë Universitetit të Leçes nga studenti italian i vitit shkollor 2002-2003 pranë atij universiteti, Mirko Massimo Petrachi”.

Me vendimin e disa ditëve më parë, Apeli i GJKKO i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të Mediut.

Pas dorëzimit të rekursit, avokati mbrojtës i Mediut, Ardian Visha, në një deklaratë për mediat ka argumentuar se “është shkelur parimi i gjësë së gjykuar”.

Sipas Vishës, vendimi është i cenueshëm pasi është marrë nga një gjykatë e një shkalle më të ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy