Digjen makinat e ish-gjyqtarit dhe vajzës së tij në Elbasan

Digjen makinat e ish-gjyqtarit dhe vajzës së tij në Elbasan

Dy automjete janë përfshirë nga flakët dje në mbrëmje në bulevardin “Aqif Pasha”, rreth 100 metra larg stadiumit “Elbasan Arena”.

Burime nga policia treguan se dy mjetet, njëri "Benz GLK" dhe tjetri "C-Class", janë në pronësi t ëish-gjyqtarit Arben Vrioni dhe vajzës së tij, studente në Tiranë.

Ndërsa ka shpëtuar pa djegur mjeti i gruas së tij që ndodhej i parkuar ngjitur me dy të tjerat, para pallatit 8 katësh ku edhe banonin.

Policia njoftoi se "në lagjen "Kongresi", Elbasan, ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë".

Në vendngjarje mbërriti menjëherë shërbimi zjarrfikës që bëri shuarjen e zjarrit në mjete dhe parandalimin e përhapjes së flakëve të makinat e tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vlen të theksohet se ngjarja ka ndodhur pas ndalim qarkullimit.

Liroi nga burgu Lul Berishën

Arben Vrioni ka qenë fillimisht gjyqtar në Elbasan dhe më pas kryetar i kësaj gjykate. Për tre vite ai ka punuar si gjyqtar në Apelin e Durrësit dhe më pas u shkarkua nga vettingu.

Gjyqtari Arben Vrioni ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, vendim i cili prodhoi polemika dhe reagime të forta, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar.

Në 6 dhjetor të vitit 2016, trupi gjykues me në krye Arben Vrioni, si dhe me anëtarë Petrit Çeno dhe Anita Mici, vendosi të lironte me kusht nga burgu Lulzim Berishën, me arsyetimin se ka kryer 3/4 e dënimit me 25 vite burg si dhe për sjellje të mirë, në një kohë kur i kishin mbetet edhe 5 vite vuajtje dënimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy