Fier, zjarr me përmasa të mëdha në zonën e Peshtanit

Fier, zjarr me përmasa të mëdha në zonën e Peshtanit

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e para të pasdites së sotme në zonën e Peshtanit në Fier.

Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të dendur në pyllin me pisha dhe ullishte.

Ndërkohë zjarri është ndikuar edhe nga era e fortë ndërsa terreni kodrinor vështirëson shuarjen e flakëve.

Me marrjen e njoftimit nga banoret e kësaj zone kanë shkuar në vendngjarje dy mjetet zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës.

Zjarri i sotëm ndodhet pranë kodrave të Likovunit, aty ku janë vendosur antenat televizive dhe të telefonisë celulare.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:35, në tokën ne pronësi të shtetases E. M., 40 vjeçe,  në fshatin Peshtanbregas, Fier, ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marrë flakë dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin.

Në komisariatin e Policisë Fier është shoqëruar shtetasja E. M., dhe bashkëshorti i saj, shtetasi J. M., për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy