Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një 22-vjeçar, pasi përplasi për vdekje një person dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 10.12.2024, në aksin rrugor "Fier-Seman", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. S., 50 vjeç, që lëvizte me motomjet.
Autori pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



