
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Velçë, Bashkia Selenicë, aty ku është gjetur e vetëvarur me litar një 39-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur rreth 200 metra larg banesës, ku 39-vjeçarja është gjetur nga familjarët e saj në kasollën e bagëtive, e cila dyshohet të jetë vetëvarur.
“Në orën 10:15, në fshatin Velçë, Njësia Administrative Brataj, Bashkia Selenicë është gjetur e vetëvarur me litar shtetësja E.T., 39 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur rreth 200 metra larg banesës, ku 39-vjeçarja është gjetur nga familjarët e saj në kasollën e bagëtive, e cila dyshohet të jetë vetëvarur.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave”, njofton policia.



