39-vjeçari shqiptar rrëfen punën në shtëpinë e barit në Angli

39-vjeçari shqiptar rrëfen punën në shtëpinë e barit në Angli

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet angleze, pasi u kap në një banesë ku ishin mbjellë 200 rrënjë kanibisi. Sipas mediave angleze, në pranga është vënë shtetasi Agostin Deda, i cili momentin e arrestimit u është justifikuar efektivëve të policisë se ishte detyruar të kujdesej për bimët narkotike pasi duhej të lante borxhin që kishte marrë për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Teksa merrej në pyetje, ai ka deklaruar se në Angli shkoi duke qëndruar në pjesën e pasme të një kamioni mallrash dhe më pas u rekrutua për të rritur bimët e kanabisit në mënyrë që të lante borxhet. Deda, 39 vjeç, pranoi se nisi të kujdesej për bimët narkotike që prej 27 korrikut. Shqiptari tha se kishte paguar 22 mijë paundë për të hipur në pjesën e pasme të një kamioni dhe për të përfunduar në Britaninë e Madhe.

Ai shkoi në Londër në fillim, por u dërgua në një shtëpi në Severn Street, Hull, ku kishte një çelës dhe iu siguruan ushqim dhe kishte një shtrat. “Ndërsa ai ishte në pronë, ishte përgjegjës për fikjen dhe ndezjen e llambave të ngrohjes të kontrolluara për rritjen e bimëve të kanabisit,” tha prokurori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy