U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, dy shtetas bien në prangat e policisë

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, dy shtetas bien në prangat e policisë

Dy shtetas kanë përfunduar në prangat e policisë pasi u kapën duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm.

Të arrestuarit janë D. S., 20 vjeç dhe A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, efektivët kapën në flagrancë shtetasit duke transportuar me automjetin e tyre, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.     

 

NJOFTIM

DVP Gjirokastër

Vijon operacioni policor i koduar "Road Guard", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.  

Transportonin 3 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Road Guard", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 20 vjeç dhe A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit e mësipërm, duke transportuar me automjetin e tyre, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy