
Një konflikt me thikë u shënua sot në Kamëz.
Babë e bir plagosën një person, pas një sherri të çastit që patën me njëri-tjetrin.
Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia.
Njoftimi i policisë
„Më datë 29.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjeherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorëve.



