Qytetarë dhe aktivistë mblidhen në zonën e Porto Novës, kundërshtojnë projektin e investimit në Zvërnec

Qytetarë dhe aktivistë mblidhen në zonën e Porto Novës, kundërshtojnë projektin e investimit në Zvërnec

Përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë të qytetit, specialistë të mjedisit, por edhe qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, janë mbledhur në zonën e Porto Novës për të protestuar kundër projektit të investimit në Zvërnec. 

 

Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projektit, duke argumentuar se ai rrezikon të dëmtojë një nga zonat më të pasura natyrore dhe me vlera të veçanta mjedisore në bregdetin e Vlorës.

 

Në fjalën e tyre, ata renditën arsyet e protestës, duke theksuar se janë kundër çdo ndërhyrjeje që, sipas tyre, mund të çojë në degradimin e ekosistemit dhe të peizazhit natyror të zonës.

 

Duke vënë në dukje rëndësinë që Zvërneci ka për komunitetin lokal dhe për qytetin e Vlorës, protestuesit deklaruan se do të vijojnë kundërshtimin e tyre edhe në ditët në vijim.

 

Në protestë po marrin pjesë edhe qytetarë të ardhur nga Italia posaçërisht për këtë kauzë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për mbrojtjen e zonës dhe kundërshtimin ndaj projektit të propozuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy