
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë kufitare të Muriqanit.
Bëhet fjalë për një person të akuzuar nga autoritetet franceze, për veprat penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”, A. D, 30 vjeç, banues në Mal të Zi., i cili është kapur në hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan me qëllim ekstradimi në Francë.
30-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris/Francë, pasi Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune/Francë, datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur” parashikuar nga Kodi Penal i Francës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Parisin/Francë, për ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Francës.



