Kakavijë, një grua kapet me 12 mijë euro të padeklaruara

Kakavijë, një grua kapet me 12 mijë euro të padeklaruara

Një grua është kapur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës me rreth 12 mijë euro të padeklaruara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. B., 43 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Gjithçka pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në PKK Kakavijë, iu gjetën në çantë 11 590 euro, 40 000 lekë dhe 50 paund që ajo po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy