I dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike/ Arrestohet në Tiranë 27-vjeçari nga Gjermania

I dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike/ Arrestohet në Tiranë 27-vjeçari nga Gjermania

Komisariati i Policisë Nr. 2, ka njoftuar sot finalizimin e operacioni policor të koduar "Paderborn" për shpërndarje të materialeve pornografike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i shtetasit Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Paderborn, Gjermani, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy