Një makinë ka marrë flakë në ecje tek rruga e Elbasanit, pranë fakultetit të Gjuhëve të huaja në Tiranë.
Tvt ka arritur të sigurojë pamjet nga vendngjarja, ndërkohë që policia bën me dije se ka vetëm dëme materiale.
Makina ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim,
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shakqet e aksidentit si dhe për të menaxhuar trafikun rrugor.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:35, në rrugën e Elbasanit, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin D.B., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojn punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



