Sot rivarrosen në Rezallë të Drenicës eshtrat e martirëve të gjetur në Serbi

Sot rivarrosen në Rezallë të Drenicës eshtrat e martirëve të gjetur në Serbi

Sot do të varrosen eshtrat e martirëve të masakrës së Rezallës së Skënderajt, të cilat u gjetën në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë.

Ceremonia e rivarrimit për martirët e masakrës së Rezallës, do të bëhet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

“Ceremonia e rivarrimit mbahet nesër me datë, 09.10.2021, nga ora 14:00, në Kompleksin e varrezave të martirëve në Rezallë. Lavdi martirëve të Rezallës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, thuhet në njoftim të Komunës së Skenderajt.

Më 30 shtator ishin sjellë në Kosovë nga Serbia, eshtrat e shtatë viktimave.

Në pritje të eshtrave të tyre në pikën e kufitare në Merdarë kishin dalë familjarë, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari si dhe Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy