
Vihet në prangat e policisë i dyshuari për vrasjen e ndodhur mesditën e së shtunës në Tiranë, ku pas një konflikti të momentit, një 60-vjeçar mbeti i vrarë.
Policia ka arrestuar 37-vjeçarin Olgert Dhimitri, i cili ka qenë duke pirë në lokal dhe Ilir Kapo 60 vjeç, ishte ulur në një tavolinë tjetër.
Një debat mes tyre, ka bërë që Olgert Dhimitri në gjendje të dehur, të qëllojë me thikë Kapon, duke e lënë të vdekur.
Policia tha zyrtarisht se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Dh., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.



