Vlorë/ Me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 27 vjeçari

Vlorë/ Me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 27 vjeçari

Një 27-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në rreth 530 doza të gatshme për shitje.    

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas po transportonte me automjet, një sasi lënde narkotike, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.   

Drupal Ad

 

 

 

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. J., 27 vjeç, banues në Fier.   

Në fshatin Kuç, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Xh. J. dhe pasagjer shtetasin L. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.     

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Z., 17 vjeç, pasi dyshohet se bashkëpunonte me shtetasin Xh. J., për shitjen e dozave të lëndëve narkotike, në zona të frekuentuara në qytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy