
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak qaste më parë në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhe.
Një mjet i tonazhit të rëndë i ishte shpuar goma dhe nga frenimi pas tij drejtuesi i ‘Benz’-it nuk shmangu dot përplasjen.
Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip Benz. Është transportuar në spitalin Lushnjes, K.B 13 vjeç dhe e ëma.
Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjës me djalin dhe bashkëshorten.
Policia në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po kryen veprimet e para procedurale.
NJOFTIMI I POLICISË
Fier/ Informacion paraprak
Sot me datë 07.03.2024 rreth orës 18:40 në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka goditur nga pas një automjet (kamion) tip "Man" me drejtues shtetasin K. N.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip "Benz", shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



