Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, dërgohet për gjykim efektivi i policisë së Lezhës

Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, dërgohet për gjykim efektivi i policisë së Lezhës

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-efektivit të policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të këtij viti për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.

Ndaj 62-vjeçarit i cili vijon të jetë me masën e sigurisë "arrest në burg" janë ngritur akuzat "Ngacmim seksual" dhe "Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare".

Gjatë hetimeve organi i akuzes ka arritur të provojë se Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të.

Gjatë marrjes në pyetje 62-vjeçari i ka mohuar në vazhdimësi akuzat, duke e konsideruar ngjarjen si inskenim, ndërsa seanca gjyqësore paraprake për dërgimin e çështjes për gjykim do të zhvillohet brenda muajit shtator.

Kol Kola u prangos nga policia, pas denoncimit të bërë nga 13-vjeçarja e mitur e rrëfej atë çfarë i kishte ndodhur dhe menjëherë pas verifikimeve përmes provave shkencore dhe pamjeve filmike u provua se ka element të veprës penale.

Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh, duke shërbyer në disa zona të Qarkut të Lezhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy