Makina merr përpara këmbësorin në Vlorë, lëndohet 69-vjeçari 

Makina merr përpara këmbësorin në Vlorë, lëndohet 69-vjeçari 

Policia e Vlorës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm një makinë në lëvizje ka aksidentuar këmbësorin në lagjen “Uji i Ftohtë”.

I aksidentuari, sipas njoftimit, është jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, automjeti me drejtuese shtetasen 44 vjeçe, banuese në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin ., 69 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor.

69-vjeçari është transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy