Stina e reshjeve ka rikthyer vëmendjen te problematikat e kullimit të ujërave.
Në zonën e Maliqit, e përballur shpesh me përmbytje në dimër, shihet si zgjidhje ribonifikimi i fushës, veçanërisht në zonën torfike, e cila preket më shumë.
Prefektja e Qarkut Korçë, Florinda Zengullaj, thotë se Ministria e Bujqësisë ka siguruar financimin për këtë investim, megjithatë lidhur me fillimin e tij nuk ka ende një datë të përcaktuar.



