Mësuesi në Berat i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual pezullohet pasi rikthehet në punë

Mësuesi në Berat i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual pezullohet pasi rikthehet në punë

Mësuesi i akuzuar për pedofili në Berat, Ëngjëll Bregu, është pezulluar nga puna. Kjo pas një vendimi të marrë sot nga Zyra Arsimore e këtij Qarku.

Në shkollën “22 Tetori”, prej disa ditësh në këtë shkollë ishte emëruar mësues për lëndët e fizikës dhe informatikës, 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003.

Vetëm një ditë më parë, nxënësit dhe prindërit e tyre shprehën shqetësimin për mediat duke kërkuar largimin e Bregut.

Sipas tyre nxënësit kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit.

Ai ka qenë i dënuar më herët për të njëjtën akuzë, por u vendos sërish në postin e mësuesit.

 Në vitin 2003, kanë qenë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, ato që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskursioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.

 Nxënëset atëherë e cilësuan mësuesin si maniak, pedofil dhe të rrezikshëm. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria. Pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” më Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”, po në bashkinë Dimal, për të qenë më afër shtëpisë.

 Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Pas 13 vjetësh i larguar nga sistemi arsimor, mësuesi Ëngjëll Bregu, u rikthye në arsim dhe prej 1-jave është emëruar në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”, në qytetin e Beratit, për tu pezulluar sërish sot nga Zyra Arsimore e këtij qarku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy