Vuante nga probleme mendore/ Polumbarët në kërkim të trupit të 30-vjeçarit në liqenin e Banjës

Vuante nga probleme mendore/ Polumbarët në kërkim të trupit të 30-vjeçarit në liqenin e Banjës

Policia e Gramshit njofton se sot në Komisariatin e Policisë Gramsh, shtetasi S. B., ka kallëzuar se pasditen e djeshme i ishte larguar nga banesa djali i tij, shtetasi I. B., 30 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

Drupal Ad

 

 

 

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë së bashku me familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, dhe rreth orës 12:30, kanë gjetur në afërsi të liqenit të Banjës, në fshatin Qerret, sende të 30-vjeçarit (qese me duhan), i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëses së bashku me familjarët vijojnë kërkimet përgjatë rrjedhës së liqenit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit I. B., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy