Në kërkim për përdhunimin e nipit 8 vjeç, arrestohet në Morinë 45-vjeçari

Në kërkim për përdhunimin e nipit 8 vjeç, arrestohet në Morinë 45-vjeçari

Është arrestuar sot një shtetas kosovar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit prej rreth 2-javësh për "marrëdhënie seksuale me të mitur".

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e policisë së Pikës Kufitare Morinë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. K., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjeko-ligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka kryer marrdhënie homoseksuale me nipin e tij të mitur 8-vjeçar.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy