
Një 25-vjeçar është arrestuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Fierit, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike. Sipas burimeve nga policia, në pranga është vënë shtetasi me inicialet S. O., 25 vjeç.
Ky shtetas, është kapur me një sasi lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën e kishte bërë gati për t’ia shitur një shtetasi të mitur 14-vjeeç.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës", i shtetasit S. O., 25 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën e kishte bërë gati në paketim për t’ia shitur një shtetasi të mitur 14 vjeç”, njoftoi policia.
Policia e Fierit bën të ditur se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti.



