Kapen me armë zjarri pistoleta, vihen në pranga dy persona në Vlorë

Kapen me armë zjarri pistoleta, vihen në pranga dy persona në Vlorë

Dy persona janë arrestuar gjatë kontrolleve të befasishme të kryera nga policia, pasi u janë gjetur edhe sekuestruar armë zjarri pistoletë.

Strukturat e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-në, si rezultat i kontrolleve në fshatin Peshkëpi, Vlorë, kanw arrestuar në flagrancë Sandri Sulaj 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Arrestimi i tij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po gjatë mesditës së djeshme si rezultat i këtyre kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jetmir Aliaj 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi pa shërbimet e policisë hodhi armën e zjarrit dhe tentoi të largohej me vrap por u kap dhe u prangos gjatë ndjekjes nga policia.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy