
Një i ri nga Norvegjia i cili banonte përkohësisht në Patos dhe shpërndante kokainë, është vënë në prangat e policisë.
I arrestuari është S. T., 28 vjeç, banues përkohësisht në një ambient të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos.
Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij dhe automjetit të marrë me qira që 28-vjeçari drejtonte, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.
Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.



