Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia në vendngjarje

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës.

 

Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë dëgjuar në zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

 

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të plagosur apo viktima, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

 

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur verifikimet dhe po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë, si dhe për zbardhjen e plotë të incidentit.

 

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar në vijim, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy