65-vjeçari Mihal Nushi nga fshati Goriçaj ka ndërruar jetë si pasojë e djegies me zjarr.
Mësohet se Nushi i kishte vënë zjarrin tokës për ta pastruar nga barishtet dhe flakët i kanë dalë nga kontrolli duke e djegur për së gjalli.
Banorët i kanë parë flakët e mëdha, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë 65-vjeçarin.
Policia ndodhet në vendngjarje.



