“Koka” e grupit, identifikohet i shpalluri në kërkim për magazinën me kanabis në Korçë

“Koka” e grupit, identifikohet i shpalluri në kërkim për magazinën me kanabis në Korçë

Identifikohet personi i shpallur në kërkim nga policia për magazinën e përshtatur si ambient për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.

I shpalluri në kërkim është Sadriano Duçi, roli i të cilit sipas policisë është kryesor dhe dyshohet të jetë “koka” i grupit.

Duço i ka marrë magazinën me qira dhe më pas e ka përshtatur për një periudhë të caktuar për aktivitetin e paligjshëm.

Shtatë persona u arrestuan dhe 195 kg kanabis u sekuestruan brenda magazinës në fshatin Voskop të Korçës, ku kultivohej lëndë narkotike.

Policia njoftoi se operacioni u finalizua pas 6 muaj hetime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy