Lundron pranë perimetrit të pushuesve, bllokohet gomonia në Ksamil, gjobitet pronari

Lundron pranë perimetrit të pushuesve, bllokohet gomonia në Ksamil, gjobitet pronari

Lundroi me gomone afër perimetrit të sigurisë, duke cenuar sigurinë e pushuesve në Ksamil, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit pronarin. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, në veçanti për kontrollin e mjeteve lundruese, pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues gomone që po lundronte në zonë të ndaluar, në Ksamil, kanë ushtruar menjëherë kontroll dhe më pas kanë bllokuar mjetin lundrues gomone në SPK Port Sarandë. Mjeti lundrues është shfaqur edhe në media, por në momentin e publikimit, mjeti lundrues ishte shoqëruar dhe bllokuar nga Policia Kufitare, menjëherë pas njoftimit të marrë nga patrullat e policisë që vëzhgojnë nga toka vijën bregdetare për shkeljen e zonës së sigurisë. Në vijim të veprimeve procedurale, pronari i mjetit lundrues, shtetasi A. P., është ndëshkuar me dy masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj, pasi ka lundruar në zonë të ndaluar dhe nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm, në bordin e mjetit lundrues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy