
Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po kryejnë kontrolle blic në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës. Sipas informacioneve, mësohet se kontrollet po kryen si pasojë e shtimit të masave për shkak gtë fluksit të shtuar të mjeteve gjatë fundjavës.
Burimet bëjnë të ditur se në kontroll po kalojnë mjetet me xhama të zinj, ndërsa synohet identifikimi dhe arrestimi i personave që janë në kërkim apo që lëvizin me armë.



