Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Peqin, plagosen 4 persona

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Peqin, plagosen 4 persona

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në fshatin Bishqem, Peqin ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet se një mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M, rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip " Foristrad" me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy