
Një 38-vjeçar me detyrë kontrollor në linjën e autobusve urban është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Mësohet se kontrollori B.S., është konfliktuar për motive të dobëta duke goditur me grusht shtetasin E.K.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kontrollor në një linjë autobusi, pasi në rrugën “Teodor Keko”, në autobusin e linjës, është konfliktuar për motive të dobëta dhe ka goditur me grusht, shtetasin E. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”.



