
Një grua e moshuar ka humbur jetën paraditen e sotme në Pogradec, si pasojë e rënies nga lartësia.
Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm, në fshatin Nizhavec, Pogradec, ku sipas policisë është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj shtetasja R. I., 88 vjeçe.
E moshuara si pasojë e dëmtimeve në kokë dhe në trup, ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spitalin e Pogradecit.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.



