I dyshuar për së paku tre vjedhje, arrestohet në Kavajë autori i dyshuar

I dyshuar për së paku tre vjedhje, arrestohet në Kavajë autori i dyshuar

Identifikohet nga policia e Kavajës, një person i dyshuar si autori i tre vjedhjeve dhe i një tentative për vjedhje, të kryera dje dhe gjatë muajit korrik.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, ditën e djeshme, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të këtyre rasteve, shtetasin Pëllumb Zylali, 59 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:

-më datë 22.08.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ka vjedhur 2 celularë;

-më datë 22.08.2024, në Golem, ka vjedhur sende personale, në një automjet;

-më datë 22.08.2024, në fshatin Synej, ka tentuar të vjedhë në një banesë;

-më datë 25.07.2024, në Kavajë, ka vjedhur në një banesë.

Më tej, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi P. Z. ishte aktualisht në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 10.05.2024, ka vjedhur në një automjet në Lushnjë, dokumente dhe një shumë eurosh.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 59-vjeçari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy