Korçë/ Rrëzohet nga biçikleta teksa kthej në shtëpi humb jetën 68-vjeçari

Korçë/ Rrëzohet nga biçikleta teksa kthej në shtëpi humb jetën 68-vjeçari

Një 68 vjeçar ka gjetur vdekjen teksa kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Ravonik të Korçës.

68 vjeçari Banush Dalipi ka qenë duke ecur me biçikletë në unazën e qytetit kur papritur është rrëzuar në asfalt.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i personave që punojnë në bizneset pranë unazës të cilët i kanë ardhur në ndihmë të moshuarit ndërkohë që kanë lajmëruar dhe shërbimin e urgjencës.

Burimet thanë se Banush Dalipi ka gjetur vdekjen pa mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

Paraprakisht nga spitali bëhet me dije se 68 vjeçari mund të ketë gjetur vdekjen për shkak të probleme kardiake por do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Policia rrugore për procedurë ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes por edhe për grupin e hetimit vdekja cilësohet natyrale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy