Aksident në aksin Korçë-Pogradec, ndërron jetë 65-vjeçari

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, ndërron jetë 65-vjeçari

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë fshatit Libonik të Maliqit.

Një makinë tip “Ford” me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur drejtuesin e biçikletës N. S., 65 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

Më datë 09.09.2022, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq, shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip "Ford" ka përplasur biçiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy