
Një 47-vjeçar me iniciale është plagosur me thikë në zonën e “Oxhakut” në Tiranë. Ngjarja ndodhi pasditen e së martës, ndërsa shtetasi A. I., u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, 47-vjeçari u godit pas një sherri të çastit. Uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar, 38-vjeçarin me iniciale M. C., i cili është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



