Një aksion i policisë dhe prokurorisë së Tiranës, ka sjellë sekuestrimin e një sasie prej 1 kg kokainë në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet.

Mësohet se aksioni është në vijim e sipër, ku deri në këtë fazë janë arrestuar tre persona, ku njëri prej tyre mësohet të jetë kapur në flagrancë.
Policia ka arrestuar në zonën e “Myslym Shyrit”, të rinjtë, Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.
Të tjera detaje pritet që të zbardhen në vijim.



