Një tjetër sasi lënde narkotike eshte sekuestruar sot në Lezhë.
Lënda narkotike u zbulua gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Epilog”. “Pas një pune hetimore disa ditore , u finalizua me sukses operacioni i koduar “Epilog” ku u sekuestruan 300 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e futur në bidona plastikë dhe thasë e fshehur në një banesë në Ishull-Lezhë”.
Blutë arrestuan në flagrancë shtetasin Pjetër Toni, 58 vjeç, banues në Ishull -Lezhë si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S.P. 46 vjeç , banues në Ishull-Lezhë dhe V.T. 25 vjeç, banues në Ishull-Lezhë. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.



