
Policia e Kosovës ka raportuar arrestimin e një shtetasi nga Shqipëria, i cili është ndaluar nga policia në autostradën Ibrahim Rugova, pasi dyshohet se ka vjedhur veturën një shtetasi nga Kosova.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është ndaluar duke drejtuar automjetin , të cilin ia kishte vjedhur viktimës mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës.



