
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Kapshticë, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Rrëmbec, ku sipas policisë një makinë ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i saj ka humbur jetën.
Mësohet se shoferin e ka zënë automjeti poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ende nuk është identifikuar viktima, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



